Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj: Më pak konfliket dhe më shumë zgjidhje! Sfidat janë të shumta
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i dërgoi sot një mesazh deputetëve të Shqipërisë me rastin e çeljes së sesionit të ri parlamentar të Legjislaturës XI, ku theksoi se Kuvendi nis një gjashtëmujor vendimtar, të mbushur me nisma reformuese dhe përgjegjësi të larta shtetformuese. Kreu i Shtetit nënvizoi se çdo iniciativë ligjore duhet t’i shërbejë forcimit të shtetit të së drejtës, mirëqenies së qytetarëve dhe objektivit strategjik të Shqipërisë: anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Duke iu referuar përafrimit të legjislacionit dhe agjendës së integrimit, Presidenti i Republikës thekson në mesazhin drejtuar deputetëve se procesi kërkon përkushtim, reforma të thella dhe bashkëpunim të sinqertë ndërinstitucional. “Përafrimi i legjislacionit dhe plotësimi me prioritet i agjendës së Bashkimit Evropian nuk mund të ketë konkurrencë. Ai kërkon përgjegjësi dhe përkushtim të...
Burimi:
vizionplus.tv