Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Sot më shumë se kurrë, të përballemi me pushtetin”/ Balliu thirrje për protestën e së hënës: Në revoltë kundër krimit
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka zhvilluar një takim me degën nr.16 në zonën e Astirit teksa ka bërë thirrje ndaj gjithë demokratëve për protestën e opozitës në ditën e hënë të 22 dhjetorit në orën 18:00. Pritet që këtë të hënë të diskutohen zhvillime aktuale politike dhe qendrimin e opozitës ndaj qeverisë. Ndërkaq nisma e demokratëve do të jetë thirrja për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.