Sot mblidhet Këshilli i Mandateve, 3 prokurorët mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

Sot mblidhet Këshilli i Mandateve, 3 prokurorët mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

Ditën e sotme, në orën 10:30 do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për t’i hequr imunitetin zv.kryeministres Belinda Balluku. Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren drejtohet nga Kryetari Niko Peleshi, ndërsa anëtarët e PS janë Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledi Çuçi, Bledi Çomo, Antoneta Dhima anëtar zëvëndësues dhe Arkend Balla anëtar zv/anëtarë. Ndërkohë anëtarët e PD janë Gazment Bardhi, Oerd Bylybashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri, Saimir Korreshi, Ivi Kaso zv/anëtarë dhe Gerta Bardeli zv/anëtarë. Ndërkohë, SPAK do të përfaqësohet nga prokurori i çështjes Dritan Prençi, kreu i ri i SPAK Klodian Braho dhe prokurorja Dorina Bejko. SPAK ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura.