Sot mblidhet grupi parlamentar i PS, agjenda
Këtë të enjte, 26 shkurt do të mbahet në Pallatin e Brigadave mbledhja e përbashkët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar. Mbledhja do të nisë në orën 11:00. Ministrat do të bëjnë raportimet për fushat përkatëse të cilat drejtojnë. Në fokus të diskutimeve pritet të jenë edhe dy çështje kryesore, qëndrimi që do të mbajë mazhoranca në seancën plenare të javës së ardhshme lidhur me kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e zv.kryeministres, Belinda Balluku, si dhe vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi ndryshimet e miratuara me procedurë të përshpejtuar në fillim të legjislaturës së re për komisionet parlamentare. Pas mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në seancën plenare do të paraqiten dy raporte mbi...
Burimi:
vizionplus.tv