Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Sot ka dalë vetëm maja e ajsbergut”, Hoxha paralajmëron zhvillime të reja për Ballukun: E vërteta është shumë më e..
Gazetari Artan Hoxha ka hedhur akuza të forta mbi mënyrën e funksionimit të shtetit dhe nivelin e korrupsionit, duke u ndalur te veprimtaria e SPAK ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. I ftuar në një emision televiziv, Hoxha e nisi fjalën me një batutë, duke thënë se “historia e Ballukut nisi me një Lot dhe më pas lotët u bënë rrëke”, ndërsa theksoi se përmasat e abuzimeve dhe korrupsionit kanë kaluar çdo imagjinatë. “Sikur e dinim, sikur e kishim thënë, por nuk e kishim menduar kurrë se do veprohej në këtë formë. Duket sikur kemi pasur një qeveri që punonte në grupe mesazhesh. Një shtet nuk mund të funksionojë kështu. Kjo nuk ndodh as në universitet, jo më në ministrinë më të rëndësishme që menaxhon pjesën dërrmuese...