“Sot gjithçka është shkërmoqur”/ Mazhoranca nuk autorizoi SPAK për të arrestuar Ballukun, Boçi: Rama përdor deputetët
Deputeti dhe nënkryetari i PD Luçiano Boçi, i ftuar në nje studio televizive, ka komentuar zhvillimet e sotme në Kuvend, ku mazhoranca e drejtuar nga kryeministri Edi Rama votoi kundër dhënies së autorizimit për SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sipas Boçit, vendimi i mazhorancës tregon se situata politike në vend është përkeqësuar dhe se, sipas tij, zhvillimet nuk lidhen më me përplasje politike, por me çështje korruptive që më pas marrin formë politike. Ai u shpreh se kryeministri po përpiqet të mbajë nën kontroll çdo institucion në Shqipëri, përfshirë edhe sistemin e drejtësisë. “Sot gjithçka është shkërmoqur dhe kjo ka ndodhur jo për shkaqe politike, por korruptive që më pas shndërrohen në qëndrime politike. Rama kërkon të kontrollojë çdo gjë në Shqipëri. Tashmë...
Burimi:
sot.com.al