Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Sot fituan lirinë”, Bardhi denoncon: 5 protestues u rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, denoncon rrëmbimin e 5 protestueve që morën pjesë në tubimin e 22 dhjetorit, sipas tij nga Ilir Proda, drejtori i Policisë së Shtetit. Bardhi, në një mesazh në rrjetin social facebook shkruan se Proda vepron me porosi të grupeve kriminale dhe rrëmbimi i protestuesve u bë vetëm se ata ngritën zërin. Artan Hysenaj, Xhekson Dedaj, Erlis Sina dhe Albi Kryeziu u rrëmbyen nga Policia e Shtetit vetëm sepse protestuan, vetëm sepse ngritën zërin. Ata as u trembën dhe as u dorëzuan. Një shembull sesi rezistenca kthehet në forcë. Sot ata fituan lirinë nga gjykata, ku u konstatua se ishin rrëmbyer nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale të cilave iu shërben. Faleminderit me për rezistencën dhe...