Sot festa e Sulltan Novruzit, Rama dhe Begaj përcjellin mesazhe për paqe dhe unitet
Me rastin e festës së Sulltan Novruzi, Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama kanë përcjellë urime për qytetarët shqiptarë, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite si simbol i paqes, shpresës dhe harmonisë. Presidenti Bajram Begaj në mesazhin e tij ka vënë në dukje se kjo ditë përfaqëson pranverën dhe ringjalljen, si dhe vlerat e shpresës, dashurisë dhe unitetit. Ai thekson se Sulltan Novruzi duhet të shërbejë si një thirrje për më shumë mirëkuptim, tolerancë dhe bashkëjetesë në shoqëri. “Gëzuar Sulltan Novruzin! Kjo ditë e shenjtë, simbol i pranverës dhe ringjalljes, na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit. Le të na shërbejë si thirrje për më shumë harmoni e mirëkuptim mes nesh, duke forcuar bashkëjetesën dhe tolerancën që na karakterizon si shoqëri,” shkruan Begaj....
Burimi:
ntv.al