Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat
Kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Sulltan Nevruzit përmes një postimi në rrjetet sociale. Në mesazhin e tij, Rama ka ndarë pamje nga Teqeja e Helvetive, një prej objekteve më të bukura të kultit në rajon, e njohur për vlerat e saj historike dhe shpirtërore. “Mirëmëngjes dhe me urimin për Ditën e Sulltan Nevruzit nga Teqeja e Helvetive, në Berat ndër më të bukurat në Ballkan, ku qetësia dhe harmonia janë besim, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.
Burimi:
javanews.al