SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?
Sondazhi Zëri i Shqiptarëve në Abc News zbulon se më shumë se 1/3 e shqiptarëve apo rreth 42.7% e tyre po presin krijimin e një partie të re të cilën do e votonin që sot, kurse pjesa tjetër, 57.3% do të votonte për një nga partitë ekzistuese. Sondazhit iu përgjigjen 1444 banorë të rritur të vendit. Të dhënat në grafik: Metodologjia e sondazhit: Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht nëmënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.6%
Burimi:
javanews.al