Socialistët vulosin nesër fatin e Ballukut, zbardhet agjenda e mbledhjes së grupit të PS
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar, ku pritet të vendoset qëndrimi përfundimtar i mazhorancës për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për marrje autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut. Fjalën i pari do ta ketë kryeministri Rama, e më pas ministrat e kabinetit socialist. Në agjendë, është parashikuar që çdo ministër do flasë 7 minuta për të bërë raportimin e sektorit që drejton, por ajo që bie në sy, është mungesa e raportimit për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që drejtohet nga Belinda Balluku, e cila, me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese 4 me 4, është e pezulluar nga detyra. Agjenda e mbledhjes: 11:00-Hapja e Mbledhjes -Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH Edi Rama -Raportimi...
Burimi:
vizionplus.tv