Socialistët mblidhen në Kryesi, të pranishëm Rama dhe Balluku

Socialistët mblidhen në Kryesi, të pranishëm Rama dhe Balluku

Këtë të hënë, 9 shkurt, është mbledhur në Kryesi që prej orës 10:00 grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Siç raportohet, i pranishëm është kreu i qeverisë, Edi Rama, dhe Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra si ministre dhe zv.kryeministre, me vendim të GJKKO-së. Pritet të shohim se çfarë do të diskutojnë socialistët, ndërsa vlen të theksohet se vetëm 3 ditë më parë, Gjykata Kushtetuese nuk arriti dot të merrte një vendim lidhur me padinë e qeverisë për çështjen e Ballukut. Ndarja 4 me 4 e gjyqtarëve, bëri që ankimimi të rrëzohej dhe të rikthehej në fuqi masa e “pezullimit nga detyra” për ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë. Teksa e cilësoi “shembull të një budallallëku botëror”, Rama e bëri të qartë se beteja ligjore për këtë...