Socialistët mbledhin Kryesinë, në 21 mars mbahet Asambleja. Klosi: Qëndrimi për Ballukun jo sulm ndaj drejtësisë

Socialistët mbledhin Kryesinë, në 21 mars mbahet Asambleja. Klosi: Qëndrimi për Ballukun jo sulm ndaj drejtësisë

Asambleja e përgjithshme e Partisë Socialiste do të mbahet në 21 mars. Vendimi erdhi pas mbledhjes së kryesisë në selinë rozë, e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama. Megjithatë detajet u bënë me dije nga sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi, i cili u shpreh se kërkohet rifreskim i strukturave. “Është proces që do përfshijë të gjithë forumet e PS dhe do shtrihet në çdo qelizë të PS në gjithë vendin. Në mbledhjen e datës 21 do kemi për diskutime për përfshirjen të të gjithë anëtarëve të PS, në një proces që do t’i hapë rrugën edhe zgjedhjeve të reja, që PS ka kërkuar gjithmonë rifreski. 12 qershori i këtij viti shënon 35-vjetorin dhe gjithë procesi do të kurorëzohet në këtë datë”, tha Klosi. Klosi gjithashtu bëri...