“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, sëbashku me ministren e Arsimit Mirela Kumbaron dhe kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Becin, zhvilluan këtë të shtunë, më 11 prill, një bashkëbisedim me mësuesit e Shkodrës për prioritetet e përbashkëta në rritjen e cilësisë arsimore dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë Shqiptare përmes rritjes së pagave dhe zhvillimit profesinal. Takimi u zhvillua në shkollën “Ndre Mjeda” në Shkodër, ku po zhvillohen edhe programe që nxisin kreativitetin dhe aftësitë praktike të nxënësve, si programi “Art dhe Zeje”. Zëvendëskryeministrja Koçiu vlerësoi punën e përditshme dhe përkushtimin e mësuesve, si dhe theksoi rëndësinë e investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën arsimore, të cilat po sjellin një transformim të dukshëm në të gjithë sistemin. Ajo nënvizoi se krijimi i kushteve sipas standardeve bashkëkohore europiane është...