Skenari për të protestuar në 5 qytete njëkohësisht, Berisha i prerë: Ja pse do përqendrohemi vetëm në Tiranë
Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në rrjetet sociale, veçanërisht për mënyrën se si do e organizojë protestën e 10 shkurtit. Një prej ndjekësve i ka sugjeruar Berishës që të bëjnë protestë paralele ne 4 apo 5 qytete, por lideri i PD është treguar i prerë që fokusi do të jetë Tirana. Sipas tij, pushtetarët nuk pyesin për Shqipërinë, por u intereson Tirana dhe karriget e tyre. “Ju rikujtoj këtu se, pasardhësit direkt të bllokmenëve nuk pyesin për Shqipërinë tjetër, përveç Tiranën e karrigeve. Më kujtohet si sot, kur Ramiz Aliaj thoshte se, Kavajën nuk e qeverisim ne, por ai gjithnjë kishte hallin e Tiranës. Ndaj dhe ne duhet të ua bëjmë ferr kësaj organizate kriminale, Tiranën. Kjo është arsyeja se pse...
Burimi:
sot.com.al