“Skenari i vetëm është…”/ Balliu tregon detaje nga protesta e 22 dhjetorit

“Skenari i vetëm është…”/ Balliu tregon detaje nga protesta e 22 dhjetorit

Ligjvënësi demokrat, Klevis Balliu i ftuar në një studio televizive deklaroi se skenari i vetëm i PD në protestën e 22 dhjetorit është përballja me qeverinë. Ai tha se nuk do të ndërmerren akte kriminale. “Qytetarët duan të dëgjojnë mendimin, diskutimin politik dhe arsyen se pse jemi aty. Ne jemi për revoltë. Skenari është një dhe i vetëm; përballja. Qytetarët janë thirrur në protestë dhe ajo është përballja. Ne nuk do të ndërmarrim akte kriminale. Brenda godinës, janë ata që vjedhin dhe ne jemi jashtë që protestojnë. Ndaj policia të shkojë të merret me ata që vjedhin.”, pohoi ai.