“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, në një konferencë për mediat sot në 12 janar, foli për drejtësinë në Shqipëri dhe rritjen e cilësisë së saj. Gonzato tha se ai e di që është e vështirë, që të rritet cilësia e drejtësisë në vend, pa rritur personelin. Sipas tij, Shqipërisë i duhen më shumë gjyqtarë, prokurorë dhe asistentë ligjorë, për drejtësi më efikase. Ai kërkoi edhe harmonizimin e ligjeve me ato të BE-së. “Viti që kemi përpara ëshë një vit i rëndësishëm për drejtësinë. Drejtësia është shumë e rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë. Ne do mbështesim gjithmonë drejtësinë në Shqipëri. Gjykatësit kanë një numër të lartë çështjesh dhe e di se kjo është e vështirë të prodhojë cilësi. Na duhen më shumë...