Skema me Call Centerat/ Këlliçi paralajmëron: Ata që vjedhin evropianët, kanë licencë qeveritare

Skema me Call Centerat/ Këlliçi paralajmëron: Ata që vjedhin evropianët, kanë licencë qeveritare

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka reaguar, lidhur me hetimet e SPAK për skemën e Call Centerave. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se një skemë e tillë vjedhjeje, kurrësiesi nuk do të mund të funksiononte në mes të kryeqytetit, aq më tepër thekson ai, në ambiente luksoze, me dhjetëra të punësuar, pa miratimin nga pushteti. Reagimi: Asnjë skemë e tillë nuk do të mund të funksiononte në mes të kryeqytetit, në ambiente luksoze, me dhjetra të punësuar, pa shkeljen e syrit dhe miratimin nga pushteti. Ata që operojnë në këtë treg kriminal, e paguajnë taksën rregullisht, ose te Olsi, ose te shefi i madh i policisë, ose tek udhëheqës të rilindjes. Në këmbim të kesaj takse, këto skema jo vetëm operojnë, e zhvasin...