Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon këtë të shtunë, më 11 prill, një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Duke folur lidhur me situatën e çmimeve të karburanteve në vend, të rritura si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme, Berisha u shpreh se java që kaloi “ishte përsëri një javë ndëshkimi” për shqiptarët. Kjo sa i takon masave të qeverisë. Sipas tij, “Qeveria e Edi Ramës, në dallim nga çdo qeveri tjetër në Europë dhe botë, mbajti qëndrim cinik ndaj rritjes së çmimit më të lartë në botë për naftën. Nafta 224 lekë për litër shënoi çmimin rekord botëror dhe kjo jo se nafta u rrit kaq shumë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, por për shkak të...
Burimi:
javanews.al