“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat deklaroi se “Skapi i partisë me urdhër të Edi Ramës vendosi të mbyllë kapakun e pusetës me emrin Irena me 5 mbiemra”. “Nuk ka shembull më të turpshëm. Nuk ka dëshmi më flagrante të kontrollit të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama se sa rasti i Irenës me 5 mbiemra. Prokuroria e Përgjithshme ndejti dy vite gjoja për të vërtetuar vendimin penal të sjellë nga shteti grek me vulë apostile. KLGJ me urdhër të Ramës refuzoi të konsideronte vendimin me vulë apostile dhe ka nënshkruar në mbrojtje të Irenës sipas direktivës së Ramës, 4 përgjigje, duke thënë se do shprehej veç pasi të merrte konfirmimin me shkrim nga Prokuroria e Përgjithshme. Por, pasi Prokurori...