Skandaloze, por e vërtetë! Rama-Balluku ia dolën të ndajnë Shqipërinë në dy pjesë
Sot, falë Edi Ramës dhe ministres së tij të Infrastrukturës, të pezulluar nga SPAK, Belinda Ballukut, Shqipëria u nda në dy pjesë.Shqipëria përjetoi sot (21 shkurt) edhe një tjetër situatë skandaloze falë Rilindjes që vetëm fatkeqësi po i sjell këtij vendi! As në kohë lufte nuk ka ndodhur që Shqipëria të mos përshkruhej në territorin e saj.Është lemeritëse, por fatkeqësisht e vërtetë! E vetmja mundësi për të shkuar në Librazhd, Përrenjas, Pogradec apo Korçë është të kalosh nga shteti fqinj, Maqedonia. Një situatë e cila nuk ndodh as në vendet më të humbura të botës!Ndarja e Shqipërisë në dy territore të papërshkueshmeARRSH njoftoi paraditen e sotme se qarkullimi në segmentin rrugor Librazhd–Pogradec, në zonën e njohur si Arrat e Gurrës, është ndaluar këtë të shtunë...
Burimi:
sot.com.al