Skandali tek AKSHI/ Tabaku: Gjysmë miliardë euro shkuan për një skemë kriminale, jo për inxhinierët

Skandali tek AKSHI/ Tabaku: Gjysmë miliardë euro shkuan për një skemë kriminale, jo për inxhinierët

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nga Kuvendi akuzoi sot qeverinë për menaxhim të dështuar të sistemit dixhital të AKSHI-t, duke e cilësuar atë si një “skemë financiare dhe kriminale”. Në fjalën e saj Tabaku tha se sistemi dixhital, i promovuar nga qeveria si një projekt modernizimi, ka rezultuar një dështim i plotë. “Ajo që u nis si shteti dixhital sot është demaskuar si një skemë financiare, gllabëruese, por edhe kriminale,” deklaroi ajo. “Milionat e eurove nuk janë përdorur për modernizimin e sistemeve, por për të ushqyer një skemë kriminale. Vetëm vitin e fundit, AKSHI mori 200 milionë euro, ndërsa në katër vite u shpenzuan gjysmë miliard euro nga taksat e shqiptarëve,” tha Tabaku. Deputetja theksoi gjithashtu se për të realizuar këtë skemë u detyruan...