Skandali me tenderat/ Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat, kush e merr drejtimin e AKSHI-t? (EMRI)

Skandali me tenderat/ Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat, kush e merr drejtimin e AKSHI-t? (EMRI)

Pas zbulimit të skandalit të tenderave në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe vendosjes së saj në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, drejtoresha Mirlinda Karçanaj ka deleguar kompetencat drejtuese. Mësohet se drejtimi i AKSHI-t do të bëhet nga Romina Kostani, e cila aktualisht mban postin edhe si Drejtoreshë e Drejtorisë së Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me fonde të huaja. Po ashtu, asaj i delegohen edhe kompetencat e Titullarit të Autoritetit Kontraktor për AKSHI-n. Ndërkohë, vendimmarrjet që lidhen me çështjet e sigurisë kibernetike do të ushtrohen nga Enis Ylli, Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov dhe Marko Cela, Drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës e-Gov. Vendimi/ DELEGIMIMIN E KOMPETENCAVE Në mbështetje të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i...