Skandali me tenderat e AKSHI-t/ Kamera e fshehtë e Agasit ‘tradhton’ rrjetin kriminal, nxjerr zbuluar pazaret

Skandali me tenderat e AKSHI-t/ Kamera e fshehtë e Agasit ‘tradhton’ rrjetin kriminal, nxjerr zbuluar pazaret

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ku në qendër ndodhet Ergys Agasi, i shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal që dyshohet se rrëmbente biznesmenë dhe, përmes dhunës, i detyronte ata të hiqnin dorë nga tenderat e AKSHIT. Sipas materialeve të hetimit, Agasi kishte vendosur një kamerë të fshehtë në zyrën e tij të punës, me të cilën filmoi çdo takim që zhvillonte. Pamjet filmike u ruajtën në një hard disk, i cili më pas u sekuestrua nga SPAK, gjatë një hetimi që në atë kohë po zhvillohej për kontrabandë cigaresh. Në këto pamje, Agasi shfaqet duke zhvilluar biseda dhe pazare me shefen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, si edhe me biznesmenin Ermal Beqiri. Regjistrimet audio dhe video, sipas burimeve, rezultuan vendimtare...