Skandali i tenderit korruptiv të Porto Romanos, ja si vartësi i Ballukut Jonaid Myzyri nën hetim nga SPAK refuzoi…
Dosja e tenderit për ndërtimin e Portit të Integruar të Durrësit në Porto Romano, me vlerë afërsisht 400 milionë euro, është depozituar para disa ditësh për hetim në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Gazeta “SOT” ka raportuar se referimi që pritet të fundosë zv.kryeministren Belinda Balluku dhe zyrtarë të tjerë të lartë ka ardhur në formë kallëzimi penal dhe ngre dyshime për shkelje sistematike të procedurave të prokurimit publik, favorizim të palësh të caktuara dhe konflikte interesi në një nga projektet më të mëdha të infrastrukturës në vend. Sipas kallëzimit, procedura e tenderit ka pësuar një proces të çuditshëm të përqendrimit. Shumica e kompanive ndërkombëtare të fuqishme, përfshirë konsorciume nga Kina, Belgjika, Franca, Italia dhe Holanda, u përjashtuan që në...
Burimi:
sot.com.al