Skandali i privatizimit te tenderave te AkSH-it/ Ceno: Nje skandal qe smund te tolerohet nga nje vend anetar i NATO-s

Skandali i privatizimit te tenderave te AkSH-it/ Ceno: Nje skandal qe smund te tolerohet nga nje vend anetar i NATO-s

Nga Enri CenoNisma për “privatizimin e tenderave” në një institucion si AKSHI, pikërisht në kulmin e një skandali të rëndë korruptiv që ka tronditur opinionin publik, nuk është thjesht e gabuar politikisht; ajo është thellësisht e papërgjegjshme institucionalisht dhe alarmante nga pikëpamja e sigurisë kombëtare. Kur një vend anëtar i NATO-s përballet me akuza serioze për abuzim me fondet publike dhe me menaxhimin e të dhënave sensitive, përgjigjja logjike e një klase politike serioze do të ishte forcimi i kontrollit publik, rritja e transparencës, thellimi i mekanizmave të auditimit dhe përgjegjësisë penale. Jo shpërndarja e mëtejshme e përgjegjësisë tek privatët, sikur problemi të ishte “mungesa e ndërmjetësve” dhe jo korrupsioni i brendshëm.Ironia është se kjo nismë vjen nga një jurist i ri, pa eksperiencë të...