Skandali i Porto Romanos merr përmasa të reja, Arben Malaj tregon “hilen” e qeverisë për të shmangur ekzekutimin…
Ish ministri socialist i Financave, Arben Malaj i është drejtuar me një shkresë zyrtare Agjencisë së Prokurimit Publik dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në lidhje me anulimin e tenderit të portit të ri të Porto Romanos, pas thirrjes publike të amerikanëve për rishikimin e projektit. Malaj argumenton se përdorimi i termit “anulim tenderi” nga qeveria, në një kohë kur ishte kompania që u tërhoq nga gara, mund të sjellë pasoja financiare dhe juridike për buxhetin e shtetit dhe taksapaguesit. Pas denoncimit të gazetës “SOT” se Rama po tenton t’ia falë garancinë prej 8 milionë eurosh kompanisë Archidon, Malaj kërkon sqarime nga të dy institucionet nëse gara është mbyllur si rezultat i një vendimi për anulim nga ministria apo për shkak të tërheqjes së kompanisë,...
Burimi:
sot.com.al