Skandali “Balluku”/ Bardhi: 3 të vërteta për ndërhyrjen e Ramës në një hetim aktiv

Skandali “Balluku”/ Bardhi: 3 të vërteta për ndërhyrjen e Ramës në një hetim aktiv

Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi ka bërë një pasqyrim të situatës së zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke analizuar edhe ndërhyrjet e kryeministrit Edi Rama në këtë çështje. Në një reagim në Facebook, Bardhi shprehet se ka sjellë 3 të vërteta sipas tij për ndërhyrjen e Ramës në një hetim aktiv. “Kur një Kryeministër ndryshon ligjin ndërkohë që po hetohet bashkëpunëtorja e tij më e afërt, ai nuk po mbron ndonjë parim kushtetues apo ligjor. Po mbron pushtetin e vet të korruptuar. Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit për të shpëtuar veten. Kur Qeveria dhe Kuvendi bashkohen për të goditur vendimin e dy gjykatave në lidhje me një hetim penal aktiv, kemi dy pushtete që përpiqen të ndikojnë të tretin. Kjo nuk është ndarje pushtetesh....