“Skandalet me rrugët, AKSHI-n dhe PPP-të tregojnë se..”/ Tabaku, ‘shpërthen’ ashpër: Korrupsioni është kthyer në sistem
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku analizon atë që e cilëson si problemin themelor të shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare: korrupsionin e institucionalizuar. Në analizën e saj, Tabaku thekson se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm një prioritet në procesin e integrimit europian, por çështja kyçe që shpjegon situatën aktuale ekonomike dhe shoqërore të vendit. Sipas saj, korrupsioni është arsyeja kryesore për kapjen e ekonomisë në pak duar, për pastrimin e parave, për largimin e të rinjve dhe emigracionin masiv, si edhe për humbjen e shpresës tek qytetarët. Deputetja e PD-së kujton se ajo ka propozuar ndër vite një sërë nismash ligjore dhe një paketë të posaçme antikorrupsion, por nënvizon se përmirësimet ligjore, sado të domosdoshme, nuk janë...
Burimi:
sot.com.al