Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Skandalet Balluku-AKSHI/ Shehaj denoncon: Balluku dhe Rama po kapin shtetin
Sipas Shehajt, përgjimet e publikuara tregojnë qartë ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama në çështje koncesionesh miliardëshe, si dhe përfshirjen e Belinda Ballukut në negociata që synojnë kapjen e shtetit përmes interesave private. Ai theksoi se koncesioni Thumanë–Kashar, me vlerë 1.3 miliardë euro, është shembulli më flagrant i këtij modeli. Shehaj deklaroi se, ndërkohë që kryeministri Rama ka zgjedhur të heshtë publikisht, në terren po veprojnë banda dhe individë të lidhur me pushtetin, të cilët po përdorin kërcënime, shpifje dhe presion ndaj mediave, përfaqësuesve të opozitës dhe përfaqësuesve të Partisë Mundësia, me qëllim mbylljen e gojës dhe fshehjen e skandaleve. Shehaj thotë se për këtë arsye, Partia Mundësia ka kërkuar zyrtarisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke vlerësuar se intimidimi, kërcënimet dhe përdorimi...