SKANDAL/ Siguria ushqimore, AKU bllokon 738 kg mish pule, dhe 328 kg djathë dhie

SKANDAL/ Siguria ushqimore, AKU bllokon 738 kg mish pule, dhe 328 kg djathë dhie

AKU Tiranë ka bllokuar 738 kg mish pule dhe gjoks pule të magazinës qendrore Tiranë të KMY. Sipas informacioneve, mishi ishte nxjerrë për shkrirje, por mbahej në një ambient jashtë normave të sigurisë ushqimore. Mishi është bllokuar dhe po bëhen gati procedurat për asgjësimin e tij. Gjithashtu, në një baxho janë bllokuar 328.7 kg djathë dhie në kushte johigjienike.