Skandal me mbetjet toksike/ Muçollari shpërthen: Dy ministra u mbrojtën dhe sot shpërblehen me poste
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, në një intervistë televizive, ka lëshuar akuza të rënda në lidhje me skandalin e mbetjeve toksike, duke pretenduar se i gjithë procesi hetimor u manipulua për të fshehur përgjegjësinë e zyrtarëve të lartë, përfshirë dy ministra, të cilët më pas u shpërblyen me poste të reja. Sipas tij, çështja nuk është thjesht një incident mjedisor, por një rast i pastër i trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme, i dënueshëm nga konventat ndërkombëtare. Përgjegjësinë kryesore për këtë ngjarje të rëndë ai ia faturon drejtpërdrejt qeverisë shqiptare, e cila, si garantuese e territorit, dështoi të parandalonte këtë trafik. “Garanti që duhet të garantonte që s’duhet të ndodhë trafiku ndërkombëtar i mbetjeve të rrezikshme, është qeveria”, theksoi ai. Muçollari denoncoi...
Burimi:
sot.com.al