‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

Deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka reaguar pas debatit që përfshiu rrjetin mbi artikulimin e saj në dialektin geg, dhe jo në gjuhën standarde, në çdo dalje publike, përfshirë aktivitetet zyrtare. Nëpërmjet një reagimi të drejtpërdrejt e shterues, Neomalsorja mbron me fanatizëm të komunikimin e saj në gegërisht dhe e cilëson po aq standard sa e folura në gjuhën standarde. Krenarinë e saj për gegërishten që flet, Koçeku e thekson edhe kur thotë se “ma parë qindroj në atë gardhin tem t’imtë se t’shkoj e të përtyp asfaltin e bulevardit të Tiranës”. “E shoh që asht ngritë stuhi në gotë për hiçgja mbi deklaratën teme pse refuzoj me e folë gjuhën standarde. Di me ju thanë se gegnishtja asht standardi jem. Edhe sikur me m’dhanë...