“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

Debati mes anëtarit socialist Aldo Merkoçi dhe këshilltarit të opozitës Ilir Alimehmeti në “Off the Record” nga Andrea Danglli, është shoqëruar me përplasje të drejtpërdrejta për funksionimin e këshillit dhe ngritjen e problematikave. Merkoçi mbrojti punën e këshilltarëve, duke theksuar: “Të gjithë këshilltarët që janë në bashkinë e Tiranës, secili prej tyre mbulon një zonë të caktuar dhe është përgjegjës për të sjellë problematika e asaj zone dhe ashtu ndodh”. Ai shtoi se “në Këshillin Bashkiak ka këshilltarë të ndryshëm që vijnë dhe sjellin problematika nga zonat e tyre si socialistëve dhe demokratëve”. Por Alimehmeti kundërshtoi ashpër këtë qëndrim, duke deklaruar: “Kjo është një gënjeshtër e madhe. Unë di që aty në seancë nuk diskutohet asnjë gjë. As në komision nuk diskutohet asnjë gjë. Nuk...