“S’japim tokat për parqe fotovoltaike”, banorët e zonës së Gollobordës përplasen me bashkinë e Bulqizës

“S’japim tokat për parqe fotovoltaike”, banorët e zonës së Gollobordës përplasen me bashkinë e Bulqizës

Një tjetër dëgjesë publike e thirrur nga Këshilli Bashkiak i Bulqizës është shoqëruar me debate të forta pasi banorët e zonës së Gollobordës kundërshtojnë planit për dhënien në përdorim të sipërfaqeve pyjore dhe kullosore përmes ankandit. Banorët shprehën refuzimin për çdo formë të dhënies së tokave, pasi sipas tyre procesi nuk lidhet me zhvillimin e bujqësisë apo blegtorisë, por me synimin për t’i shfrytëzuar këto sipërfaqe për ndërtimin e paneleve fotovoltaike. Ata kundërshtuan edhe argumentin e bashkisë se investimi do t’i japë zhvillim ekonomik zonës Një shqetësim i ngritur nga banorët ishte se, nëse tokat do të përdoren për panele diellore, ato do të rrethohen dhe do të dalin jashtë funksionit për komunitetin, duke goditur drejtpërdrejt jetesën e tyre. Kjo pasi fshatrat e Gollobordës mbështeten...