Situatë e qëndrueshme në Shkodër, Rama: Nuk ka banesa të përmbytura apo problematika të evidentuara
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën hidrike në territorin e Bashkisë Shkodër, duke bërë me dije se gjendja paraqitet e qëndrueshme dhe pa problematika të evidentuara. Sipas tij, nivelet e ujit në lumenjtë Bunë dhe Drin mbeten nën kuotat kritike dhe brenda parametrave të sigurisë. Megjithatë, gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një rritje e lehtë e niveleve, me rreth 10–20 centimetra krahasuar me një ditë më parë. Kryeministri thekson se nuk ka asnjë banesë të përmbytur dhe nuk raportohet prezencë uji në banesa në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër. “Situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme, me nivele uji nën kuotat kritike dhe pa problematika të evidentuara. Nivelet e ujit në lumenjtë Bunë dhe Drin mbeten të kontrolluara...
Burimi:
javanews.al