Situata nga përmbytjet në vend/ Rama drejton nesër mbledhjen e Komitetit të Emergjencave

Situata nga përmbytjet në vend/ Rama drejton nesër mbledhjen e Komitetit të Emergjencave

Situata e krijuar nga reshjet e shiut do të jetë në fokus të mbledhjes së Komitetit të Emergjencave. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu mëson se ditën e nesërme në orën 8:30, kjo mbledhje do të drejtohet nga kreu i ekzekutivit Edi Rama në kryeministri. Do të analizohet situata aktuale dhe çfarë ndërhyrjesh të tjera shtetërore do të duhet të ndërmerren. Të njëjtat burime pohojnë se do të diskutohet edhe për dëmshpërblimet për të prekurit nga kjo situatë.