Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Situata në jug drejt stabilizimit, niveli i Vjosës bie ndjeshëm. Rama: Ka nisur verifikimi i dëmeve
Pas situatës së përmbytjeve me të cilat u përball vendi gjatë ditëve të fundit, gjendja ka nisur të stabilizohet në jug të vendit. Niveli i lumit Vjosë ka shënuar një rënie të ndjeshme, duke zbritur poshtë pikës kritike, çka ka sjellë uljen e prurjeve dhe tërheqjen graduale të ujit nga zonat e përmbytura. Kjo ka ndikuar në uljen e rrezikut për përkeqësim të mëtejshëm të situatës. Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ka nisur procesi i verifikimit të dëmeve në të gjitha zonat e prekura. “Niveli i ujit në lumin Vjosë ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Ka filluar procesi i verifikimit të dëmeve në të gjithë zonën, ndërsa strukturat përkatëse mbeten në gatishmëri dhe në shërbim të plotë të të gjithë banorëve...