“Situata mund të përshkallëzojë”, ambasada e SHBA apel qytetarëve amerikanë për protestën e së dielës: Tregoni kujdes!
Ambasada e SHBA në vendin tonë, ju ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që jetojnë në Tiranë që të tergojnë kujdes ditën e dielë, ditë në cilën opozita shqiptare do të zhvillojë protestën e radhës. Përmes një njoftimi ambasada paralajmëron se zonat e protestës mund të zgjerohen në të gjithë Tiranën dhe situata mund të përshkallëzojë. Ambasada bën thirrje shtetasve amerikanë të shmangin këtë aktivitet dhe të tregojnë kujdes për rrethinën e tyre. Njoftimi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Vendndodhja: Në të gjithë Tiranën; Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza Data/Orari: E diel, 22 mars 2026, ora 18:00 Ngjarja: Një protestë pritet të zhvillohet të dielën, më 22 mars 2026, në orën 18:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë godinës së Kryeministrisë,...
Burimi:
vizionplus.tv