“Situata alarmante”/ Kuvend, Kapri: E drejta e pronës është cunguar në themel, këtu vendos Edi Rama
Deputeti i Partisë “Mundësia” Erald Kapri në fjalën e tij në Kuvend, deklaroi se e drejta e pronësisë në vend është në një situatë alarmante. Ai theksoi se para Kuvendit, u zhvilluar edhe një protestë gjatë ditës së sotme për mbrojtjen e pronës. Gjithashtu Kapri nënvizoi se duhet krijuar mundësia që banorët të kenë një seancë dëgjimore. “E drejta e pronësisë është një situatë alarmante. Para parlamentit u bë një protestë e madhe sot. Banorë të Rrjollit, Durrësit, Bulqizës, Pogradecit erdhën protestuan sot. Edi Rama për Rrjollin për herë të parë, foli me dyer të mbyllura dhe tha ‘kemi ngritur grup verifikimi dhe se ka rezultuar toka e falsifikuar, po përse nuk e bën publike kryeministri këtë. Dhe për më tepër nuk reagon pas asaj...
Burimi:
sot.com.al