“Sistemi zgjedhor favorizon pushtetin”, Lapaj: Reforma zgjedhore e domosdoshme për…

“Sistemi zgjedhor favorizon pushtetin”, Lapaj: Reforma zgjedhore e domosdoshme për…

Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka bërë thirrje për reformim të thellë të Kodit Zgjedhor, duke e cilësuar sistemin aktual si të padrejtë dhe favorizues për pushtetin. I ftuar në një studio televizive Lapaj kujtoi se më 27 korrik 2024, në emër të 21 mijë firmëtarëve, depozitoi në Kuvend një projektligj për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe për votën e diasporës. Sipas tij, ndërsa vota e diasporës u pranua, propozimet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor u rrëzuan unanimisht nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Sipas Lapajt, mosndryshimi i sistemit zgjedhor i ka dhënë avantazh Edi Ramës. Sipas Lapajt, reforma zgjedhore është kusht për demokratizimin e vendit, duke theksuar se pa ndryshime në sistem, pushteti aktual do të vijojë të përfitojë nga mekanizmat ekzistues....