Sistemet e Kuvendit nën kërcënim/ Irani fshiu disa të dhëna të Kuvendin të Shqipërisë

Sistemet e Kuvendit nën kërcënim/ Irani fshiu disa të dhëna të Kuvendin të Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas sulmit kibernetik ndaj infrastrukturave kompjuterike nga ‘Homeland Justice’. Kuvendi ka sqaruar se edhe pse mbrëmjen e djeshme konstatuan mungesën e disa infomacioneve dhe aksesin e paautorizuar në infrastrukturën IT të institucionit, infrastruktura kryesore e punës nuk është prekur. Po ashtu Kuvendi sqaron se për këtë situatë është ngritur një skuadër teknike dhe hetimore që po punon për analizimin e plotë të incidentit, identifikimin e burimit të sulmit dhe rikthimin e të dhënave të prekura. Reagimi: Në përgjigje të interesimit të medias, Kuvendi i Shqipërisë informon se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është konstatuar një akses i paautorizuar në infrastrukturën IT të institucionit. Gjatë verifikimeve është vënë re fshirja e një pjese të informacionit në disa llogari përdoruesish të...