Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka dhënë një mesazh të qartë për politikën shqiptare, që sulmet ndaj SPAK-ut dhe ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nuk duhet të vazhdojnë. Në një intervistë për Deutsche Welle, ai vlerëson progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian, por thekson se vendi ynë ndodhet në një moment kritik, ku provat më të rëndësishme lidhen me sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e standardeve demokratike. Ndërsa fliste për Reformën në Drejtësi, Gonzato nënvizoi rolin themelor të SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në hetimin e zyrtarëve të lartë. Ai theksoi se puna e SPAK-ut vlerësohet nga shtetet anëtare të BE-së dhe paralajmëroi se sulmet politike ndaj gjyqësorit...
Burimi:
javanews.al