Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Rrogëtarët e PD nuk duan të shohin sallat plot
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar takimin e paralajmëruar me demokratët në qytetin e Shkodrës, ku ka reaguar me tone të ashpra ndaj mesazhit të shpërndarë nga zyrat e PD-së, që u bënte thirrje anëtarëve të mos merrnin pjesë në këtë takim, me pretendimin se ai ishte i organizuar nga kryebashkiaku Benet Beci. Gjatë fjalës së tij, Salianji akuzoi drejtues të Partisë Demokratike se po përpiqen të ushtrojnë presion mbi bazën dhe të pengojnë mbledhjen e demokratëve të pakënaqur. “Rrogëtarët e PD nuk ju njohin dhe nuk duan t’i shohin sallat plot, që nuk mbushen prej nesh apo prej meje, por prej pakënaqësisë që ka çdo demokrat,” u shpreh ai, duke shtuar se kontributi, sakrifica dhe merita e anëtarëve të partisë...