Sigurimi nga tërmetet e përmbytjet, si do të funksionojë skema me detyrim dhe cilat janë përfitimet?
Bashkë me tërmetet, qeveria mund të bëjë me detyrime dhe sigurimin e pronave nga përmbytjet. Ministria e Financave iu ka çuar për konsultim institucioneve të linjës projektligjin e rishikuar “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet” të cilit i bashkëngjiten edhe përmbytjet. Sipas dokumentit që i është dërguar për konsultim Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Institutit të Gjeoshkencave dhe Agjencisë së Mbrojtjes Civile, në Fondin për Sigurimin nga Tërmetet dhe Përmbytjet do përfshihen banesat, njësitë tregtare dhe zyrat. Ndërkohë nuk do mund të sigurohen ndërtesat që përbëhen nga argjile apo qerpiçi, strukturar me fibër-kallami apo objektet e lëvizshme. Në rast të tërmeteve apo përmbytjeve do të kompensohen dëmet materiale deri në një masë, por jo dëmtimet fizike apo humbjet e jetëve. Gjithashtu sendet brenda banesës...
Burimi:
javanews.al