“Siguria ushqimore në gjendje alarmi”/ Blushi: Mish me salmonelë nga Brazili, e qumësht i kontaminuar nga Serbia…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka mbajtur fjalën e tij në Komisionin për Europën dhe punën e Jashtme, ku foli projektligjin për sigurinë ushqimore. Gjatë fjalës së tij, Blushi theksoi se siguria ushqimore në vend ndodhet në gjendje alarmi. Më tej theksoi se bujqësia gjithashtu është në gjendje kome. “Siguria ushqimore është prioritet. Nuk është luks por një drejtë themelore dhe një detyrim Kushtetues i shtetit shqiptar. Ky projektligj vjen në kushte kur siguria ushqimore në Republikën e Shqipërisë ndodhet në gjendje alarmi kombëtar, skandale të përsëritura, me produkte me pesticide dhe substanca të ndaluara rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Pasoja janë të shumëfishta, këto produkte të kontaminuara kanë goditur edhe eksporte shqiptare. Mendojmë që nëpërmjet këtij projektligji ndihmojmë konsumatorin, fshatin,...
Burimi:
sot.com.al