Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) zhvilloi një program pune në Shkodër që përfshiu mbikëqyrje në terren të procedurave të inspektimit, si dhe këshillim të trupës inspektuese të AKU Rajonal Shkodër mbi metodologjinë e punës dhe zbatimin korrekt të procedurave. Dashnor Sula, Inspektori i Përgjithshme, së bashku me Blerina Gjylametin, drejtoreshën e Përgjithshme të AKU-së, ndoqën nga afër dhe mbikëqyrën procesin e inspektimit në dy subjekte, në kuadër të forcimit të kontrolleve zyrtare, unifikimit të praktikave të inspektimit dhe rritjes së standardeve të sigurisë ushqimore. “AKU do të zbatojë një standard të vetëm inspektimi, të harmonizuar me praktikat e Bashkimit Evropian. Nuk do të ketë tolerancë për devijime nga procedurat: çdo kontroll duhet të jetë i dokumentuar, i argumentuar dhe i njëjtë për të gjithë. Kush...
Burimi:
javanews.al