Siguria ushqimore drejt standardeve të BE-së, ministri Salla njofton në KKIE 20 milionë dollarë investime për 7 pika kufitare dhe 130 akte ligjore që do të ndryshojnë brenda 2026-2027

Siguria ushqimore drejt standardeve të BE-së, ministri Salla njofton në KKIE 20 milionë dollarë investime për 7 pika kufitare dhe 130 akte ligjore që do të ndryshojnë brenda 2026-2027

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka raportuar sot në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE), duke shpalosur planin e qeverisë për të përafruar standardet e sigurisë ushqimore me ato të Bashkimit Evropian. Gjatë fjalës së tij, ministri bëri të ditur se viti 2026 do të jetë vendimtar për plotësimin e kuadrit ligjor. Ai njoftoi se janë planifikuar të miratohen rreth 90 akte nënligjore për sigurinë ushqimore, 10 për fushën fitosanitare dhe 31 akte të tjera për veterinarinë përgjatë periudhës 2026–2027. Investime në infrastrukturë Ministri Salla vuri theksin te investimet fizike. Ai njoftoi një paketë investimi prej 20 milionë dollarësh, e cila do të shkojë për ndërtimin e shtatë Pikave të reja të Inspektimit Kufitar. “Përmbushja e kërkesave të Kapitullit 12 nuk kufizohet vetëm në përafrimin...