Si zgjidhet stoku me 140 mijë dosje? Gonzato: Plotësoni vendet vakante të gjyqtarëve
Në buxhetin e 2026 për drejtësinë qeveria ka parashikuar si zgjidhje për stokun në gjyqësor edhe rekrutimin e 90 asistentëve juriste në tre gjykata. Por ndërkombëtarët dhanë mesazhin se për uljen e backlogut që vijon të jetë 140 mijë çështje në pritje, formula efikase është plotësimi i vendeve vakante që mbetën mbas shkarkimeve nga vetting dhe respektimi i formulës për angazhimin sipas reformës në drejtësi të ndihmësve dhe këshilltarëve ligjorë që dalin nga shkolla e magjistraturës “Si hap i parë, të gjitha vendet vakante duhet të plotësohen – kjo do të thotë se Këshillat duhet të vijojnë me vlerësimet dhe emërimet e nevojshme. Nëse është e nevojshme, dhe bazuar në një vlerësim të besueshëm të ngarkesës së punës, numrat duhet të rriten për të mbështetur...
Burimi:
ntv.al