Si zbërthyen emailet e SPAK “kamikazët” e Edi Ramës, u zbardhën dosjet për arrestimin e Agaçit dhe Gjiknurit

Si zbërthyen emailet e SPAK “kamikazët” e Edi Ramës, u zbardhën dosjet për arrestimin e Agaçit dhe Gjiknurit

Zbardhen të tjera detaje nga skandali tronditës që ka shpërthyer në zemër të drejtësisë shqiptare, ku emailet dhe sistemet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dyshohet se janë zbërthyer nga “kamikazët” e pushtetit të Edi Ramës. Dosja e SPAK dërguar në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) zbulon se hakeri Arnold Rrokaj ka pasur akses të plotë në sistemet e Prokurorisë së Posaçme për gati një muaj të tërë, duke shkarkuar materiale tepër sensitive. Dokumentet e vjedhura përfshijnë dosje hetimore për figura kyçe të Partisë Socialiste, mes tyre deputetin Damian Gjiknuri dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi. Në mënyrë alarmante, zbulohet se materiale prej 79 faqesh mbi Gjiknurin janë shpërndarë mes zyrtarësh dhe personash të tretë, përpara se të bëheshin publike. Mesazhet e përgjuara tregojnë se...